Mbrëmjen e sotme rreth orës 20- 25 minuta në fshatin Gjorm, të bashkisë së Selenicës, është gjetur i pajetë nga familjarët 36-vjeçari Dalan Alliaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku kjo e fundit ka transportuar trupin e 36-vjeçarit në spitalin e Vlorës, por pa shenja jete.

Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor.

Forcat e rendit, FNSH së bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.