Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se është pranuar kërkesa e avokatit Sokol Tahiraj për Haxhiun, duke shuar masën e sigurimit të dhënë më 21 mars të vitit të klauar.
Ai dyshohej se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin për vrasjen e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke i siguruar kushte dhe mjete për të kryer krimin.



