Është arrestuar nëna e 26-vjeçares Emanilda Rama në Fier, e cila kauzohet se i mori jetën babait të saj, Anesti Rama.
Siaps policisë, 53-vjeçarja ValbonaRama akuzohet se ka ndihmuar të bijën në fshehjen e provave të krimit, duke pastruar trupin e bashkëshortit të ndjerë, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia. E reja tentoi që ngjarjen makabre ta fshihte, duke deklaruar para policisë se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalisht. Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj. Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.




