Është arrestuar Kristo Mema, autori i vrasjes së Keli Hoxhës në Berat. Raportohet se 63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes përballe “Urës se Goricës”.

Krimi ndodhi pasditen e sotme, në zonën e kalasës së Beratit. E gjitha ndodhi pasi viktima po i bënte një foto vajzës së tij të vogël me kalin dhe këtu nisi debati mes autorit dhe viktimës. 63-vjeçari, Kristo Mema, me precedentë penal të mëparshëm dhe i njohur si person problematik e gjaknxehtë, pas konfrontimit fizik e ka qëlluar me thikë 42-vjeçarin.

Ai kishte ardhur nga Tirana së bashku me nënë, bashkëshorten dhe 2 vajzat për vizitë në Kalanë e Beratit, ku dhe ndodhi ngjarja e kobshme.