Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të mbasdites.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Burnia, në zonën e Kalamatës. Sipas dyshimeve të para, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Viktima punonte në një stallë lopësh dhe ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Në kërkim është shpallur shtetasi grek, i cili e kishte punëduar viktimën Pas kërkimeve të policisë, ai nuk është gjetur në banesë dhe dyshohet se pas krimit u arratis.
