Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar në një lidhje live me emisionin “Shqipëria Live”, përmbajtjen e USB-së që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit, bashkë me kërkesën për heqjen e imunitetit pë zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Veliut, në USB ndodhen 10 mijë faqe, me informacione, prova dhe argumente që arsyetojnë se përse duhet caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Ballukut.
“Është zbardhur përmbajtja e USB-së që SPAK i ka dërguar Kuvendit. Mësohet se brenda saj janë 10 mijë faqe ku përmblidhen provat dhe argumentet për caktimi ne masës së sigurisë arrest me burg për Belinda Ballukun. Ndërkohë vijojnë diskutimet nëse anëtarët do mund t’i marrin këto dokumente jashtë mbledhjes, apo nuk duhet të dalin. Avoakt ii Ballukut ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me faqet, por prokurorët e SPAK argumentuan se mjaftojnë pesë ditë.”– tha gazetari.




