Një tjetër rasti i gripit të shpendëve është konfirmuar në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se është konfirmuar me anë të testit prania e virusit në një fermë pulash, në fshatin Maliq Muço të Durrësit.

Për të marrë masa shtesë, Ministria e Bujqësisë ka vendosur në karantinë fermën e pulave, e po ashtu ka ndaluar tregtimin e vezëve dhe mishit.  Në këtë fermë janë raportuar gjithashtu raste të ngordhjes së shpendëve.