Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është miratuar akti për zgjatjen e afateve vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, deklaroi se janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Tashmë ata do mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar, e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërccin, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votes si një e drejtë kushtetuese. Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike.” – tha ai.