Mesditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet.
Shkak i zjarrit dyshohet se ishte djegia e një kabulli elektrik. Bëhet me dije se disa prej banorëve të pallatit janë evakuuar ndërkohë që disave të tjerë u është bllokuar dalja nga tymi.
Autoritetet e zjarrfikëses dhe një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje.
Për momentin nuk dihet në ka të lënduar veç dëmeve materiale.
