Kryebashkiaku i pezullluar Erion Veliaj ka bërë deklaratën e tij para trupës gjykuese në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkakrimin e tij.
Mes të tjerash Veliaj u shpreh se kapritur 9 muaj për të folur dhe për të shprehur qëndrimin e tij. Ai shtoi se do e mbrojë deri në fund mandatin e tij, pasi i është besuar nga qytetarët.
“Ju falënderoj që më keni dhënë mundësi për t’u dëgjuar. Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Është zhgënjyese për të dëgjuar çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra dhe jam burgosur në qeli. Nuk jam për të mbrojtur veten se s’kam kryer asnjë shkelje, por jam për të kërkuar të mbrojmë bashkë demokracinë që sot po vihet në sprovë. Ky mandat nuk është i imi, por një besëlidhje publike, ma kanë dhënë qytetarët e Tiranës. Do të bëjë gjithçka që më lejon ligji për ta mbrojtur, nuk po mbroj një karrige. Askush nuk mund ta ndërpresë afatin e një të zgjedhur vendor para afatit, vetëm në rast të rëndë të shkelje të Kushtetutës.
Pyes sot: Cilën shkelje të rëndë të Kushtetutës kam bërë unë? Ligji duhet të të mbrojë, jo të të sulmojë pabesisht. Në këtë seancë nuk po shqyrtohet një vend pune. Kjo është seancë historike besoj, shqyrton demokracinë shqiptare. Kur beson se ke dhënë gjithçka për qytetarët, vjen largimi nga detyra. Nuk kishte fyerje më e rëndë se kjo. Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi dhe që nuk denjuan as të më dëgjonin. Zoti i faltë. Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi. Të thuash që Veliaj ka munguar në detyrë nuk është cinizëm për mua. Mbi të gjitha nga ata që kanë qenë dëshmitarë të rrëmbimit tim pa asnjë akuzë. Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është nëna ime dhe familja ime“- tha Veliaj.



