Detaje të reja dhe shokuese janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual të 13-vjeçares shqiptare nga një 85-vjeçar grek.
Babai i të miturës, duke folur për mediat greke ka treguar se vajza e tij kishte shkuar te shoqja për të luajtur, kur gjyshi 85-vjeçar e ka ngacmuar dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ai thotë se i moshuari i është afruar 13-vjeçares me qëllimin për ta përdhunuar dhe nëse vajza nuk do ta kishte shtyrë, ajo do të kishte rënë viktimë e tij.
Ai e futi në qoshe. E kapi në gjoks, në të pasme. Ai do ta përdhunonte. Për fat, vajza është një fëmijë i fortë dhe e ka shtyrë kështu arriti të shpëtojë. Vajza ime ishte e fortë dhe mbijetoi, por nuk e di nëse ka fëmijë të tjerë që mund të vuajnë prej tij.
Në të njëjtën kohë, ai thotë se 85-vjeçari e kishte vështruar vajzën e tij për një kohë të gjatë.
Fëmijët ishin shoqe për 3-4 vjet. Vajza ime shkonte në shtëpinë e saj, vajza tjetër vinte në shtëpinë tonë. Fëmija jeton me nënën e saj dhe ai jeton më poshtë. Kohët e fundit, kur vajza ime shkonte atje, ai filloi ta prekte pak në shpinë, pak në bel. Në fillim vajza ime ishte habitur. Por sa herë shkonte fëmija kishte frikë të fliste.
Ai thotë se 85-vjeçari është një person jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili mund të përsërisë veprimeve të tij vulgare ndaj një viktime tjetër.
Po flasim për një pedofil që është i lirë sepse ajo që ka bërë është kundërvajtje. U largua nga shtëpia dhe nuk e gjetën dot. Në kafenenë që frekuenton ka thënë se ua ka bërë edhe më parë fëmijëve të tjerë. Fëmija ynë gjeti guximin dhe foli. Fëmija im për fat ia doli. Nëse shkon te një fëmijë tjetër çfarë do të ndodhë?