Kryeplaku i fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje i është caktuar masa ‘arrest me burg’.

29-vjeçari, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është shprehur i pafajshëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.

Ndërkohë babai i vajzës, ka deklaruar në polici, se ai e kishte kapur lakuriq Ervis Rapon, brenda në banesën e tij. Sipas babait, Rrapo ishte i zhveshur dhe i kishte mbyllur gojën vajzës së tij, teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.

Megjithatë, ende nuk janë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore të vajzës. Pritet që këtë fundjavë gjykata e Korçës, të shprehet nëse do vendosë arrest me burg për Ervis Rapon.