Autori i vrasjes Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e ngjarjen. Ai ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me 49 vjeçarin Kreshnik Cara, por të ulur në tavolina të ndryshme.
Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar se janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas ka shkuar në banesën e ka marë thikën duke e goditur disa herë në bark.
Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij. Ndërsa autori, Toni Nake njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Edhe në deklarimet e tij, sipas burimeve nuk ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh.
