Është zbardhur deklarata e 41-vjeçarit Ilir Çami, që plagosi me thikë ish-të dashurën e tij në lagjen nr 4. në Korçë.

Mësohet se 41-vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprake në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën nuk e kishin shkëputur marrëdhënien.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike. Më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”- ka thënë ai.

Kujtojmë se më herët, e plagosura ka mohuar se ka qenë në lidhje apo ka patur ndonjë raport me autorin. Në dëshminë e saj ajo ka pretenduar se Ilir Çami e përndiqte prej 3 vitesh me urdhër të një personi tjetër.

Manderina Çela u plagos me thikë nga Ilir Çami mëngjesin e të mërkurës. Plaga nuk ka qenë shumë e rëndë dhe aktualisht Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Ilir Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.