Erisa Xhixho e ftuar në Breaking në Top News, foli për arrestimin e Ilir Metës dhe dhe gjendjen e këtij të fundit në ditët e para në qeli.

“Momenti i arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë na ka shokuar jo vetëm ne si pjesë të partisë por të gjithë opinionin publik. Mynëra banditeske se si Meta u arrestua në mes të ditës në një arrestim të pashoq. Këto pamje turpërojnë Shqipërinë, se nuk bëhet fjalë vetëm për arrestimin e Metës, por të një qytetari të këtij vendi.

Ata duken që godasin z. Meta. Goditja që unë kam parë, patjetër që ka qenë një goditje hakmarrje politike ndaj Metës dhe opozitarizmit të tij, për çështje të ndryshme që ka shtruar, ashtu si dhe një nga liderët kryesorë të opozitës në një shfaqje të panevojshme.

Ai ka shkuar në SPAK sa herë është thirrur pa asnjë lloj rezistence, pyetja është çfarë ishte e nevojshme për të bërë atë shfaqje, kujt i shërben? Ajo ishte për të dhënë mesazhe kërcënimi për të thënë se ja çfarë përfundimi do ketë.

Ky arrestim u bë nga forca të paidentifikuara me kapuç, duhet t`i japësh vendimin e Gjykatës dhe t`i krijosh mundësinë që të flasë me avokatin, asnjë nga këto procedura nuk ka ndodhur.

Kam dëshminë e Artemisit, shoqëruesit të Metës, në fillim menduan se ishte rrëmbim bandash. Meta u tërhoq zvarrë në mënyrë çnjerëzore, qëllimi ishte për ta poshtëruar, denigruar. Ky është një nga ato raste ekstreme ku është përdorur forcë”.

Blushi tha është tentuar eliminimi i tij, ku e bazoni këtë?

“Garda disponon dhe armë, dhe kur 20 veta vijnë të rrethojnë me kapuç larg qoftë mund të ndodhnin dhe gjëra më të rënda. Në një moment tensioni nuk dihet si mund të kishte shkuar ngjarja. Nuk di të them nëse i është drejtuar arma, por që kanë pasur dhe armën e shërbimit e di. Nuk është çudi të madhe,” tha Xhixho.