Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gramsh, ku një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit të një 18-vjeçareje. Sipas njoftimit zyrtar, ai i është futur me forcë në banesë të resë dhe e ka goditur me shpullë, duke tentuar ta marrë me dhunë.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer verifikimet përkatëse dhe ka konstatuar se i arrestuari, shtetasi E. K., rezulton me precedent penal në fushën e vjedhjes.
“Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të një 18-vjeçareje, se shtetasi E. K. i ishte futur pa dëshirë në banesë, e kishte goditur me shpullë dhe kishte tentuar ta merrte me forcë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.
