Protestuesit kanë marshuar drejt “Zogut të Zi”.
Ndërkohë qytetarët që kanë qenë duke lëvizur me makinë në këtë zonë kanë dalë nga makinat i kanë përshëndetur dhe duartrokitur.
Qytetarët e vijuan rezistencën kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec për të gjashtën ditë radhazi. Më flamujt shqiptarë dhe me pankarta në duar, ‘Revolucion’, Shqipëria e shqiptarëve’ dhe ‘atdheu nuk është në shitje’ qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Në kor protestuesit ripërsëritën 5 kërkesat e tyre, me në krye dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, dëmtojnë natyrën dhe trashëgiminë kulturore.
Ndryshe nga ditët e tjera, sot protesta u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës, Vlorë, Elbasan dhe Durrës.
