Krijimi i në shteti Bektashi brenda vendit tonë ka ngjallur një debat të madh në vend, nëse është apo jo një ide e mirë.

I ftuar në “Breaking”, Olsi Jazexhi Lektor i Historisë Osmane, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se kalimi i statusit nga kryegjyshatë në shtet, po bëhet për interes të Izraelit. Sipas tij, Izraeli synon që me anë të Baba Mondit, të bindë bektashinjtë e Turqisë dhe sofistëve të Iranit të mbështesin luftën kundër Palestinës.

“Deklarata e Baba Mondit është pjesë e luftës së madhe që po bën Izraeli. Izraeli po ndërton një aleancë globale me çfarë të gjejë ‘me kuç edhe me maç’, kundër atij që Izraeli percepton si islami politik. Deklarata e Baba Mondit ka ardhur pas takimit që ai zhvilloi me presidentin izraelit më 12 shtator. Aty atij i është kërkuar që ta ngrejë statusin e kryegjyshatës, në shtet.

Shteti i Bektashinjev edhe intervista që i mori ‘Jeruzalem Post’ është pjesë e fushatës së Izraelit për të patur sa më shumë aleatë dhe të krijojë sa më shumë rrëmujë në botën e islamit, për të treguar që nuk është i vetëm dhe ka aleatë.

Unë nuk besoj se ky shtet do ketë sukses, e para sepse nuk do ta njohë Këshilli i Sigurimit, OKB-ja, është një shtet palaço dhe ilegal.

Deklarata më tregon deri në çfarë zgjatimi shkon qeveria izraelite, duke ndërhyrë në punët e brendshme të një shteti sovran siç është dhe Shqipëria. Ata i kanë kërkuar një favor Edi Ramës që kryegjyshatës t’i japë statusin e ‘Vatikanit islamik’, dhe ky ‘Vatikani islamik’ do të përdoret në botën islame për t’i apeluar bektashinjve të Turqisë dhe sofistëve të Iranit që të braktisin politika pro-palestineze dhe të ndjekin rrymën e një islami të moderuar.

Në Shqipëri, sekti i Bektashinjve është në një krizë ekzistenciale. Kujtojmë që vetë Baba Mondi nuk di të lexojë Kuranin, dmth që të mbash një fe ke nevojë për teolog. Ata tani kërkojnë të izraelizohen.”- tha ai.