Një prej banorëve të pallatit të përfshirë nga zjarri pranë QSUT ka rrëfyer për mediat se ka humbur plotësisht banesën e tij nga flakët.

Ai u shpreh se apartamentin e kishte blerë para dy vitesh për rreth 150 mijë euro, ndërsa theksoi se natën e ka kaluar jashtë, pasi nuk ka ku të qëndrojë në Tiranë.

“Është djegur shtëpia, e kam blerë para dy vitesh 150 mijë euro. Është shkrumbuar. Kam fjetur jashtë, jam nga Dibra, nuk kam njeri këtu”, u shpreh qytetari.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 70 apartamente dyshohet se janë dëmtuar nga zjarri i përmasave të mëdha.