Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se prej datës 1 mars, do nisë shpërndarja e bonusit të dytë për pensionistët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar vendimi ne firmosur më 9 janar, duke hedhur poshtë akuzat se shpërndarja është shturë.

“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre.”- shkruan Rama.