Monika Kryemadhi ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur përballë pyetjeve të gazetarëve mbi situatën politike dhe sidomos dështimin e Ilir Metës për të siguruar një mandat në zgjedhjet e fundit. E pyetur për koment, Kryemadhi u përgjigj prerë:

“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap.”

Deklarata e saj vjen në një moment kur lëvizjet dhe të ardhmet politike të figurave të njohura si Meta dhe Kryemadhi janë në fokusin e publikut. Refuzimi i saj për të komentuar nënkupton një distancim të mundshëm të plotë nga skena politike, të paktën për momentin.