Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Ana Nako, ka rrëfyer në podcastin “Flasim” se ka mësuar se do të ishte pjesë e listës për deputetë në mënyrë të papritur.

Ajo ka treguar se lajmin e ka mësuar nga televizori, kur bashkëshorti i saj, oficer dhe në shërbim, e ka telefonuar të habitur për t’i kërkuar konfirmim nëse ishte ajo që po kandidonte.

“Nuk e prisja fare, sidomos në listën e mbyllur. E kam mësuar nga televizori. Im shoq më ka telefonuar dhe më ka thënë: ‘Ana, për ty bëhet fjalë’. E kam pranuar me humor dhe i thashë që, si drejtoreshë e Divjakës, kjo mund të ishte e natyrshme për mua”, tha Nako.