Avokati Edmon Petraj ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi draftin e Kodit të ri Penal.
Ai e cilësoi këtë draft si tepër problematik, teksa zbuloi edhe se disa nene të këtij drafti, janë marrë nga Kodi Penal në Turqi. Sipas avokatit, në Shqipëri po tentohet të vendoset ekstremizmi penal dhe autokracia me të cilën qeveriset Turqia.
“Unë mendoj që kod penal do të kthehet mbrapsht dhe nuk do miratohet. Disa pjesë, disa nene, janë marrë nga kodi penal turk. Jep autokracinë në formën më ekstreme. Atë që po ndodh në Turqi, duan ta vendosin dhe këtu. Kjo është pak e rëndë. Do krijojë probleme dhe do anatemohet. Shihet dhe me humor. Nuk ndihem komod as ndaj personave qe kanë hartuar. Nëse janë ata më vjen keq që nuk e njohin fare të drejtën penale e po ashtu nga avokatia. Janë të ndikuar për ta bërë këtë kod sa më ekstrem. Ky draft-kod ndërton autokracinë. Ka problematika të jashtëzakonshme. Besoj do tërhiqet nga xhiro. Cënojnë dhe gazetarinë.”– tha avokati.




