Kryetari i Partisë Mundësia ka komentuar situatën e krijuar mes Kryeministrit Rama dhe krerëve të BKH, pasi këta të fundit janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, përmes të cilit ishte vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Agron Shehaj, i ftuar sot në ‘Top Story’, është shprehur se kur krerët e BKH kanë trokitur në dyert e kryeministrisë, Rama i ka lënë ata të presin për rreth dy orë jashtë, pasi sipas tij, kryeministri ishte trembur dhe donte të dinte për çfarë kishin ardhur.

“E para koha ka treguar që politikanët e korruptuar nuk ikin vetë, por ikin se merren të pandehur. Duhet të dënohen që të largohen nga posti apo karrigia. Kjo është thelbësore. Jemi apo s’jemi një nga vendet më të korruptuar në botë. Ajo drejtësia që thoshin nuk mund të merreni me peshqit e vegjël. Tani që po vehet te rrethi i ngushtë i Ramës, që po i vete SPAK-ut zyra Ramës. Krerët e BKH ikën me urdhër nga SPAK-u në kryeministri. Mendoni çfarë mund të ketë ndodhur aty. Këta kanë trokitur atje. Imagjinoni Ramën, gjëja e parë që bënë Garda merr në telefon shefin.

Ramën e ka kapur frika. E di çfarë ka ndodhur aty. I kanë mbajtur jashtë 2 orë krerët e BKH sepse Rama donte ta dinte pse po i venin ata. Për çfarë arsye po shkonin. Është shumë domethënëses ajo që ka ndodhur dhe tregon edhe pse Rama ka reaguar ashtu. Rama është trembur. Është e qartë që Radha do i vi Ramës. Ne duhet të shohim çfarë ndodh jashtë Europës. Jashtë janë arrestuar janë dënuar edhe me burg. Ne vazhdojmë me këtë shikimin tonë të ngushtë, provincial, e dorëzojë pistoletën apo jo. Se ca faj ka oficeri”, u shpreh Shehaj.