Pasi Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, kërcënoi se do të ngrejë padi kundër kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Me ironi Balla i thotë se gjyqet me të bëhen kollaj, por e pyet se si do i justifikojë milionat e eurove dhe jetën luksoze.
Kujtojmë se Shkëlzen Berisha është përfshirë në një skandal financiar së fundmi ku ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro dhe pajisje 1.9 mln euro.
Më tej në postimin e tij, Balla shkruan duke iu referuar shkrimit në Gazetën “Shqip” se “dhe si sekser je shumë dembel, aq dembel sa të ngeli dhe fabrika zbuluar e as babi nuk ta fsheh dot më”, duke iu drejtuar Shkëlzen Berishës.
Postimi i plotë
Zen, gjyqet me mua kollaj, po si i behet tere atyre milionave euro qe nuk justifikohen dot as me sharje, as me kercenime dhe as me fotot e jetes tende luksoze neper ishuj e neper gadishuj te planetit?!
Po ti s’ke faj, se nuk i kemi ngjare Babit tend ne qe u plak duke hedhur balte dhe nuk jemi as si hienat e Babit qe u shkoi jeta duke na u turrur neper familje! E megjithate dreqi e mori, ato udhetimet e tua pishine me pishine dhe oqean me oqean, shume te kushtueshme duken mor Zen!
Te pakten nga fotot keshtu na duken ne sheikeve te dale nga fantazia e Babit, po mbase i ke bere me fotoshop dhe s’te kemi ngacmuar per to! Po kjo fabrika ne Gerdec shume e madhe o Zen per t’u bere fotoshop!
Nuk di si do e justifikosh kete dreq fabrike dhe degjo mua, me mire lerja Spakut se do mbetesh ne tualetin e Gjykates po u perballem bashke per kete pune. Si te duash, ketu jam une zgjidh dhe merr po vetem nje gje ta dish: Edhe si sekser (ndermjetes sic thua ti) je shume dembel! Aq dembel sa te ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot me.