James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën.

Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, komentoi në Top Story gjyqin dhe dëshminë e Rubin në Hagë, duke thënë se duhet falënderuar që zgjodhi të dëshmojë i pari.

“E kishim humbur kthjelltësinë këto 4 vite të gjyqit. Fatmirësisht kemi Perëndimin që në momente kyçe ndërhyn në momente kyçe. Që jemi në këtë gjendje është edhe përgjegjësi e atyre që kanë qenë dhe janë në krye të Kosovës tani.

Zotëria që vjen dhe dëshmon i pari, ne duhet ta falënderojmë. Ndryshoi narrativen krejtësisht. Duket gjithë qasja. Të gjithë kishim dyshime. Jetojmë në një vend të vogël dhe e dimë çfarë ka ndodhur gjatë luftës.

E dimë dhe këtë pjesën, që kurrsesi, një organizatë politike dhe ushtarake mund të marrë ato akuza që mori UÇK-ja. Ne jemi viktima këtu.

Stanacioni politik që ka qenë në Kosovë këto vite, sigurisht muajit e fundit, është e papranueshme. Vendi më demokratik i rajonit, që ne e dimë që është Kosova, të dështojë në krijimin e institucioneve është e papranueshme. Një njeri që në politikë është shumë i zoti, dështoi”, tha Kapri