Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, njësia administrative Bërzhitë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, përkatësisht një automatik dhe një pushkë, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta si dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore për këtë rast.