Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.
Si organizator i tureve me strukturat e PD e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon rizgjimin e PD, Salianji megjithëse kritik ndaj Foltores, ka qenë i pranishëm në këtë protestë. Kujtojmë se Salianji kritikoi qasjen e PD për të organizuar foltore çdo të hënë përpara Kryeministrisë dhe shtoi se duhet revoltë për të rrëzuar qeverinë socialiste.
“A e rrëzojmë dot Edi Ramën duke i vajtur poshtë zyrës me muzikë? Foltorja para Kryeministrisë është forma jo e duhur. Nuk rrëzohet Edi Rama me muzikë poshtë zyrës”, tha Salianji.



