Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, është dëbuar nga Italia në mënyrë të menjëhershme.

Shefi i Policisë së Provincës së Frosinones ndoqi dekretin, duke urdhëruar shoqërimin e të riut në kufirin detar të Barit, një operacion që përfundoi dje.

Ndaj shqiptarit ishte lëshuar urdhër dëbimi nga Gjykata, pasi kishte përfunduar edhe dënimin për lëndë narkotike.

“Operacione të mëtejshme që synojnë luftimin e imigracionit të paligjshëm do të kryhen nga Policia e Shtetit në ditët në vijim, për të mbrojtur sigurinë urbane dhe rajonale”, njoftuan autoritetet italiane.