Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje m hetimet mbi vrasjen makabre të shqiptarit Sulo Halili në Greqi.
Trupi i tij u gjet i karbonizuar në një makinë më 7 nëntor, i lidhur në pranga dhe me një plagë plumbi në turp. Rezultatet e laboratorit të ADN-së treguan se bëhet fjalë për ndërtuesin shqiptar me banim në Halkidë por me origjinë nga Beçishti i Tepelenës.
Ditën e zhdukjes ai kishte çuar një mik të tijin në Tebë, ku e kishte lënë dhe i kishte thënë se do të vazhdonte me makinën e tij dhe do të shkonte në Vilia për një punë, pa thënë asgjë më specifike.
27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje, për ta informuar. Teszja e viktimës u tha autoriteteve se nipi i saj ishte grindur me një grek tjetër vetëm për një vajzë, por mënyra se si ai humbi jetën duket se është planifikuar nga njerëz që e kishin menduar prej kohësh dhe që ndoshta e dinin se çfarë po bënin. Halili nuk kishte precedentë penalë dhe nuk njihej si person konfliktual.


