Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati.
Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule.
“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të bezdisë vajzen time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo. /Top Channel/