Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në bashkinë e Vlorës, ku diskutoi për problemet e sezonit turistik dhe për zënien e trotuareve nga bizneset.
Pas daljes nga bashkia, një qytetare e moshuar kërkoi të takohej me kryeministrin, por u ndalua nga efektivët e policisë. Ajo vazhdoi të bërtiste derisa Rama ndaloi vetë dhe iu drejtua me fjalët: “Ça ke që bërtet?”
Pasi dëgjoi shqetësimin e saj, Rama ia përcolli problemin për zgjidhje kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha.
Ndërkohë, pritet që kryeministri të thërrasë së shpejti një mbledhje me të gjithë kryetarët e bashkive, për të diskutuar çështje të rëndësishme të qeverisjes vendore.