Një e moshuar, gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë, tha se opozita e vërtetë nuk është Sali Berisha, por populli që ndodhet në shesh.

E moshuara tha se Sali Berisha bashkë me Ramiz Alinë dhe kryeministrin Edi Rama u’a kanë vjedhur demokracinë shqiptarëve.

“Ne jemi këtu dhe nuk kemi vdekur. Partia e Punës tentoi të na merrte lirinë, por nuk ia doli. Ne duhet t’i japim fund një herë e mirë politikës së Ramiz Alisë, që pushteti do ta mbajë me çdo kusht. Nuk do të lejojmë më që të vazhdojë më e njëjta diktaturë. Në këtë trotuar ku jemi sot, akoma rrjedh gjaku i 4 djemve shqiptarë në këtë shesh dolën për demokracinë. Ata hodhën plumba mbi ata. Ne jemi gjallë, të pamposhtur, dhe s’do e lejojmë me kurrë, komunizmin që të ngrejë kokë. Ju do të na njihni se kush është opozita e vërtetë. Ata na i vodhën ne bashkë me Ramiz Alinë”, tha protestuesja.