Një investim i sapopërfunduar është kthyer brenda pak ditësh në burim zhgënjimi dhe problem për banorët e lagjes nr. 8 në qytetin e Durrësit.

Pak ditë pas asfaltimit, reshjet e një dite më parë nxorën në pah cilësinë e dobët të punimeve. Rruga është rehabilituar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në fund të dhjetorit, por mjaftoi një ditë shi që asfalti të dëmtohej. E kontaktuar nga Top Channel, Bashkia e Durrësit bën me dije se ka verifikuar gjendjen e rrugës dhe ka njoftuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërhyrje dhe riparim të saj.

Banorët kërkojnë që këtë herë ndërhyrja të jetë përfundimtare dhe jo thjesht një rregullim i përkohshëm, por investimi t’u shërbejë realisht atyre./ Top Channel