Gazeta Shqip - Logo
Të funditTë përfolura
Gazeta Shqip - Logo
Gazeta Shqip - Logo
Newsletter
Të fundit
Të përfolura
AktualitetMe RëndësiBiznesInvestigimInteresi Publik
KosovaBotaMendimi imKomentSport
NdrysheArtiLifestyleHoroskopiReceta Gatimi
Top Albania RadioPodcastsLibraVideo
Aktualitet

E RËNDË! Aksident me dy të vdekur në aksin Lezhë – Shkodër, detajet e para

08:21 | 24 Korrik 2023

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5: 10 minuta.

Burime bëjnë me dije se  nje automjet Fiat ka goditur nga pas një  zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.

Paraprakisht, shkak i këtij aksidenti tragjik dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe përgjumja e shoferit të Fiat-it.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  •  
  • Zgjedhjet në Rrogozhinë/ 39 nga 54 kuti janë numëruar, me sa vota më shumë kryeson Memolla

  • Aksident me VDEKJE në Përmet, ndërron jetë 45-vjeçari

  • Monedhat e huaja në krizë/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari sot?

 

  • GAZETA SHQIP

    • Rreth nesh
    • Marketing
    • Newsletter
    • Mundësi Punësimi
    • Kontakt
  • TOP ALBANIA RADIO

    • News
    • Shows
    • Video
    • Podcasts
  • MORE

    • Top Channel
    • TimeOutTirana
    • Top Music Awards
  • Social

    • Newsletter

Privacy Policy & Terms of UseCookie Policy
Gazeta Shqip - Logo