E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ishte këtë të enjte e pranishme në një aktivitet për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se siguria ekonomike është siguri kombëtare, duke cituar edhe deklarata e Presidentit të SHBA Donald Trump.
“Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare.’ Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve”, tha ajo.
Top Channel
