Kryedemokrati Sali Berisha ka “shpërthyer” në ofendime ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pasi u paraqit në SPAK, ku ishte padiutr për shpifje.

Berisha e cilësoi Gjokën si një  mashtruese dhe kriminele, teksa tha se gjyqtarja ka marrë si ofendim ushtrimi ne funksionit të tij si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

“Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.