Një 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se kanë goditur një oficere të Policisë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në Komisariatin nr.3 të Tiranës, teksa shka i dhunës ka qenë detyra e efektives.

Shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”, thuhet në njoftimin e Policisë.