Një situatë e pazakontë dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor është konstatuar sot në një nga qendrat e votimit në Fier.
Sipas raportimeve nga terreni, Silva Hasaj, kandidate e Partisë Demokratike në këtë qark, është futur brenda qendrës së votimit, ka kontaktuar me votues dhe ka ushtruar presion ndaj komisionerëve zgjedhorë.
Ajo rezulton të jetë e regjistruar për të votuar në Tiranë, çka e përjashton nga e drejta për të qëndruar në ambientet e brendshme të ndonjë qendre votimi në Fier.
Veprimet e saj përbëjnë shkelje të qartë të rregullave zgjedhore që ndalojnë hyrjen e kandidatëve në zonat e votimit gjatë procesit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe respektimin e ligjit.
