Një situatë e pazakontë është raportuar në Tiranë, ku përplasjet mes forcave të rendit dhe protestuesve kanë vijuar me tensione të larta.

Sipas dëshmive dhe pamjeve nga terreni, disa efektivë të repartit special “Shqiponja” janë parë duke hedhur gurë në drejtim të qytetarëve dhe protestuesve që ndodheshin përballë tyre.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit, ndërsa situata në bulevard mbetet e tensionuar.

Deri në këtë moment, nuk ka informacion të konfirmuar mbi rrethanat e plota të episodit apo nëse institucionet përkatëse kanë reaguar lidhur me pamjet e publikuara.