Videoja e një polici me motor elektrik ka bërë xhiro në rrjet, kjo pasi një ditë më parë Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu dhe Drejtori i përgjithëshëm i Policisë Ilir Proda urdhëruar ndalimin e përdorimit të skuterave dhe motorëve elektrikë në të gjithë vendin.

Por pas ndalimit të monopatinave elektrike, policia është filmuar duke lëvizur vetë me një motor të tillë. Në një video e publikuar nga JOQ Albania, shihet një punonjës policie duke lëvizur me një motor elektrik.

Pamjet janë filmuar nga një qytetar mbrëmjen e sotmen në qytetin e Durrësit. Sakaq, qindra qytetarë që përdorin këto mjete për të shkuar në punë janë lënë pa asnjë alternativë, pasi policia ka bllokuar motorët dhe skuterat, duke u prishur rutinën dhe punën e përditshme, por vetë ‘lejohet’ që t’i përdorë.