Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte e qetë disa furgona të policisë ‘zbarkuan’ pranë Bankës së Shqipërisë dhe morën para gjithë protestuesit, përfshirë edhe mediat.

Efektivët rrethuan një reporter të një media të huaj, të cilin e shtrinë përtokë, duke e gjuajtur me shkopinj gome.

Ndërkohë gazetarë të tjerë bërtisnin “mos e prekni se ëshë i mediave, është gazetar”.

Pas disa momentesh dhunë, efektivët u larguan nga reporteri, ndërkohë që ky i fundit tha edhe për mediat se është reporter i një media të huaj.