Pas atij që e përshkroi si një katalog “ndërhyrjesh ajrore, sulmesh kibernetike dhe dëmtimesh të kabllove nënujore”, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen u shpreh më e bindur se kurrë tek krijimi i një muri mbrojtës kundër dronëve, për të cilin mendon se duhet të jetë në krahun lindor të BE-së.

“Dy incidente mund të jenë rastësi, por jo tre, pesë apo dhjetë, kjo është fushatë e qëllimshme e zonës gri kundër Europës, dhe Europa duhet të përgjigjet“, u shpreh ajo nga foltorja e Parlamentit Europian në Strasburg, prezantoi planin e Komisionit për sigurinë e kontinentit të vjetër.

“Për të gjithë ata që kanë ende dyshime, hapni sytë e shikoni mirë çpo ndodh përreth jush. Vetëm në dy javët e fundit, avionët luftarakë MiG kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe dronët kanë fluturuar mbi vende kritike në Belgjikë, Poloni, Rumani, Danimarkë dhe Gjermani. Mos u gaboni, kjo është pjesë e një modeli shqetësues të kërcënimeve në rritje në të gjithë unionin. Kabllot nënujore janë prerë. Aeroportet dhe qendrat logjistike janë paralizuar nga sulmet kibernetike dhe zgjedhjet po synohen nga një fushatë dashakeqe. Këto nuk janë gabime, kjo është luftë hibride dhe ne duhet ta marrim seriozisht”, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen insistoi se Europa duhet të pajiset urgjentisht aftësinë e një reagimi strategjik dhe të jetët e gatshme për t`u përballur me një natyrë të ndryshueshme të konfliktit.

“Na duhet një plan i saktë pan-evropian, i koordinuar ngushtësisht me NATO-n që të ndihmojë për ecjen përpara”, tha ajo.

Von der Leyen shtoi se brenda dy javësh, do të paraqesin planin e gatishmërisë, 2030, një nga pikat kryesore të të cilit do të jetë pikërisht muri kundër dronëve për mbikëqyrjen e anës lindore të Europës, i cili të shërbejë jo vetëm për zbulim, por edhe për neutralizim të shpejtë atëherë kur është e nevojshme.