Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në burgun e Fushë-Krujës, ku një grua ka tentuar të fusë drogë brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Mësohet se një grua, e cila kishte shkuar për takim me të dënuarin R.D., në xhepin e xhupit kishte një qese e vogël me kanabis. Ajo tentoi që këtë qese t’ia jepte të dënuarit, por u ndalua menjëherë nga autoritetet. Ajo gjithashtu u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi nga policia e burgjeve:

Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.

Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis). Menjëherë pas konstatimit: u bë bllokimi i lëndës së dyshuar; u hartua dokumentacioni përkatës; u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.\

Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.