Me nisjen e muajit të Ramazanit, një nga periudhat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën, të shumta janë qytetarë që mblidhen për të konsumuar iftarin sipas orarit të përcaktuar në kalendar. Në kuadër të Ramazanit, edhe në podiumin që ka ngritur opozita është shfaqur një person i cili i bie tupanit, siç ndodh zakonisht gjatë muajit të Ramazanit.

Ndërkohë, protesta e opozitës ka nisur siç ishte planifikuar. Kjo është protesta e katërt kombëtare që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë kundër qeverisë. Misteri i madh mbetet kryengritja paqësore, siç e kanë konsideruar Berisha në çdo protestë, ndaj nuk ka zgjedhur që të nxjerrë detaje nga kjo protestë.

Tek pika organizative thuajse është i njëjti skenar, ku kemi ngritjen e një podiumi, i cili është me të njëjtin slogan si ajo e herës së kaluar. Të gjithë anëtarët që janë zgjedhur do të flasin në këtë podium dhe në fund do të jetë Sali Berisha ai që do e mbyllë fjalimin.