Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar si zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, duke e bërë Zaçajn të parën grua në këtë pozicion.
“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë’, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, njofton Banka e Shqipërisë.
