Aksioni për shuarjen e flakëve në Drevovë ka filluar në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Në aksionin për fikjen e zjarrit po marrin pjesën 40 trupa të Forcave të Armatosura. 

Gjithashtu iu është bashkuar edhe helikopteri Cougar, i cili po operon në zonë prej një ore. 

“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha”, është shprehur kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj. 

Riaktivizimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar puset e naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi. 

Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit. 

Qerimaj ka pohuar gjithashtu se pavarësisht errësirës dhe vështirësive të terrenit puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje. 

Ndërkohë autoritetet vendore po vlerësojnë situatën për të kërkuar jo vetëm ndihmën e forcave të ushtrisë, por edhe ndërhyrje nga ajri për izolimin e plotë të dy vatrave aktive.