Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku një i dënuar është pagëzimit.
I burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ishte dënuar me 17 vite burg. Ai është shprehur se përmes pagëzimit, ai pranoi besimin në Zot si një dritë udhëzuese për të dalë nga errësira.
“Besimi në Perëndinë më ka dhënë lirinë psikologjike dhe shpirtërore që kërkoja,”-u shpreh ai.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që shprehet se ky institucion vazhdon të inkurajojë rikuperimin e individëve dhe rikthimin e tyre në shoqëri si qytetarë më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm