Procesi i votimit ka nisur në qendrën e votimit numër 1302/00 në Fushë Krujë. Deri në orën 08:20, pra brenda 50 minutave nga hapja e kutive, kanë votuar vetëm katër qytetarë nga gjithsej 754 që janë regjistruar në këtë qendër.
Pjesëmarrja e ulët ka karakterizuar orët e para të mëngjesit, ndërkohë që nuk janë raportuar probleme në zhvillimin e procesit.
Një situatë e pazakontë është regjistruar kur një qytetar ka kërkuar të votojë në emër të bashkëshortes së tij, gjë që nuk është lejuar nga komisionerët, në përputhje me rregullat zgjedhore.
