Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku një efektivi policie i kanë vjedhur armën e krimit.

Efektivi i punësuar në burgun e Drenovës ka denoncuar se armën ia kanë vjedhur teksa ndodhej në banesë, jashtë shërbimit. Ai ka treguar se ndodhej vetëm në banesë, pro pa dhënë detaje të tjera.  Autorët mbeten të paidentifikuar, ashtu sikurse dinamika e ngjarjes, nëse është një vjedhje e pistoletës apo inskenim dhe këtë pritet ta zbardhë vetëm Prokuroria.

“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, bëri me dije policia vendore.

Detajet për ngjarjen janë të rezervuara dhe pritet gjetja e mikrogjurmëve për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet.